

7999 L
KRATOS DHE ATREUS NISIEN NJË UDHËTIM MITIK NË KËRKIM TË PËRGJIGJEVE DHE ALEATËVE PARA SE TË ARRIJË RAGNARÖK.
Po vjen nga zhvilluesit e Santa Monica Studio vazhdimi i shumë i vlerësuar i God of War (2018). Kratos dhe Atreus duhet të eksplorojnë secilin nga nëntë mbretëritë, në kërkim të përgjigjeve ndërsa përgatiten për betejën e paralajmëruar që do të shënojë fundin e botës.
Së bashku, Kratos dhe Atreus hyjnë thellë në nëntë mbretëritë në kërkim të përgjigjeve ndërsa milicitë e Asgardit përgatiten për luftë. Gjatë rrugës së tyre, ata do të zhytën në peizazhe të bukura mitike, do të mbledhin aleatë nga të gjitha mbretëritë dhe do të përballen me armiq të frikshëm në formën e zotave nordikë dhe monstrave.
Ndërsa kërcënimi i Ragnarök afrohet, Kratos dhe Atreus gjejnë veten duke bërë një zgjedhje mes shpëtimit të familjes së tyre dhe atij të mbretërive…
ATA QË SFIDOJNË FATIN
Atreus kërkon informacione që mund ta ndihmojnë të kuptojë profecinë e “Loki”-t dhe rolin që e pret në Ragnarök. Kratos duhet të vendosë nëse do të mbetet i lidhur nga frika e përsëritjes së gabimeve të tij apo nëse do të çlirohet nga e kaluara për t’u bërë babai që i duhet Atreus-it.
ARMËT E LUFTËS
Përveç një morie aftësish të reja si për Kratos ashtu edhe për Atreus, kthehen Leviatan-i, Lamat e kaosit dhe Mburoja e Rojtarit. Gjatë përballjes me zotat dhe monstrat e nëntë mbretërive, në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij, aftësitë vdekjeprurëse spartane të Kratos do të vihen në provë si kurrë më parë.
EKSPLORIMI I MBRETËRIVE
Eksploro mjedise të rrezikshme dhe të jashtëzakonshme, përballu me një shumëllojshmëri të gjerë të krijesave armike, monstrave dhe zotave nordikë, dhe shoqëro Kratos dhe Atreus-in në kërkim të përgjigjeve dhe aleatëve.