

7999 L
Hap rrugë me shpërthime në këtë aventurë ndër-dimensionale.
Udhëto ndër-dimensione me Ratchet dhe Clank dhe përballu me një perandor të lig që vjen nga një realitet tjetër. Kërce si rrufeja mes botësh plot aksion, të gjitha të zhytura në panorama marramendëse dhe të kompletuara me një arsenal plotësisht të çmendur, kur aventura të arrijë në konsolën PS5™.
Një perandor robotik i lig po kërkon me çdo kusht të shlyejë jetën organike, dhe ka ndërmend të kalojë në aksion pikërisht në dimensionin e Ratchet dhe Clank. Për këtë arsye, do të duhet të nxjerrësh nga pluhuri armët absurde të dyshes dhe të ndalosh një kolaps ndër-dimensional para se të ndodhë. Përpiqu të kthehesh në shtëpi duke gjuajtur djathtas e majtas me një arsenal armësh të reja, duke përfshirë Pistoletën me shpërthim, Spërkatësin e bimëve dhe Bombën fragmentuese. Fluturo mes rrokaqiejve, përdor raketat për të hyrë në luftime dhe kërce nga një dimension në tjetrin me vegla të reja që vënë në dyshim ligjet e fizikës.
Bashko dyshen e pabesueshme me një grup aleatësh të njohur dhe fytyra që nuk janë parë kurrë më parë, duke përfshirë një luftëtare të re Lombax e rezistencës, e gatshme për të përballuar armiqtë robotë. Luaj si Ratchet dhe si Lombax-i i ri dhe misterioz që vjen nga një dimension tjetër. Zbulo mekanikat krejt të reja ndër-dimensionale të Clank-ut.
Argëtohu në një aventurë ndër-dimensionale mahnitëse, e karakterizuar nga shpejtësia e pabesueshme dhe karakteristikat zhytëse të konsolës PlayStation®5. Të krijuara nga zero nga studioja e dashur Insomniac Games, aksionet në lojë do të jenë jashtëzakonisht realiste dhe do të marrin jetë falë kontrolluesit pa tela DualSense™.
Jeto garën intergalaktike mes vrimave ndër-dimensionale, ndërsa loja dhe botët e reja bashkohen në mënyrë të përkryer. Teleporto mes fushëbetejave për të fituar menjëherë një avantazh ndaj armikut dhe riparoji vrimat me enigma multi-dimensionale. Vizito planetë që nuk janë parë kurrë më parë dhe eksploro dimensione alternative të vendeve të tua të preferuara me florë dhe faunë ekzotike më intensive se kurrë më parë, falë fuqisë së konsolës PlayStation®5.